Juventus zhvilloi të dielën testin e fundit parasezonal kundër Atletikos së Madridit. Zgjedhjet e Motës ishin të detyruara nga mungesat e shumta mes lojtarëve të padisponueshëm dhe atyre të cilët trajneri dhe klubi i ka cilësuar si jashtë projekti.
Spanjollët e nisën furishëm duke vënë menjëherë në provë Di Gregorion, i cili bëri një pritje të menjëhershme ndaj Jorents. Bardhezinjtë reaguan me Vlahoviçin dhe Turamin, por prova ofensive në tërësi ishte e dobët. Shkak ishte një manovër që duhet ende të “vajiset”, por edhe mungesa e filtrit nga mesfusha që ekspozonte ndoshta shumë lehtësisht Juven ndaj agresionit iberik. Shtylla ndali Grizmanin, ndërsa shënjestra Linon e Sorlotin, por të flasësh për provë pozitive nga ana e “Zonjës së Vjetër” në pjesën e parë është e tepër. Zëvendësimet e shumta të Simeones, i dhanë Atletikos një freski që Juvja nuk mund ta merrte me Danilon e Faxholin. Golat certifikuan epërsinë e “Los Colchoneros”, ndërkohë që Juvja mbetet një kantier i hapur.
NEVOJA – Nevojiten, sipas lëvizjeve të Xhuntolit, dy anësorë (Galeno e Konseisao), një mesfushor ofensiv (Kopmainers ose Gonzales) dhe një mbrojtës (ndoshta Kalulu). Dhe nëse vinë të gjithë, përsëri Tiago Mota do të jetë me vonesë me përgatitjet, pasi kur duhen gjashtë ditë nga debutimit sezonal (të hënën kundër Komos), bardhezinjtë vijojnë të kenë boshllëqe të cilat duhen mbushur. Trajneri ka të gjithë justifikimet e mundshme mes dëshirave që nuk iu plotësuan kurrë (Kalafiori e Todibo) dhe mungesës së shitjeve të 12 lojtarëve të cilat ai dhe Xhuntoli i cilësuan si jashtë projekti. Para të painvestuar për një skuadër të nisi verën me planin për të tentuar një vendosje të mirë në kampionat e në Champions. Asnjë miqësore e fituar e për më tepër disfata kundër ekipeve të dorës së dytë (Brest e Nuremberg) me shumë gola të pësuar penalizojnë bardhezinjtë në nivel morali dhe vetëdijeje për ato që u kërkohen.