Kryeministri Edi Rama tërheq gjithnjë vëmendje për stilin dhe veshjen. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe sot në Pragë kreu i qeverisë u komplimentua për atletet e bardha që kishte veshur.

Moderatori Steve Clemons i tha Ramës se është xheloz për këpucët e tij, pasi ka lëvizur nga një skenë e forumit “GLOBSEC 2024” në një tjetër me këpucë të parehatshme. Ndërkohë, Rama i sugjeroi që t’i blejë të njëjtat ndërsa i tha se janë edhe të lira.

“I thashë jam shumë xheloz për këpucët se kam ecur nga një skenë në tjetrën sot me këto këpucë të parehatshme”, tha ai, ndërsa Rama u përgjigj: “janë të lira, mund t’i blesh dhe ti”.