Administrimi i Kurum nga mbështetësi i Gazment Bardhit shpjegon edhe arsyen se perse Partia Demokratike ka zgjedhur të heshtë, ndërsa kompanisë turke i ka plasur skandali.
Prej gati 10 vitesh, Lorenc Hastopalli, drejtuesi i fushatës elektorale të Bardhit në zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan, figuron të jetë drejtues i “Kurum” me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë.
Këtë të enjte, Gazment Bardhi, në vend që të pranonte një fakt të dalë në publik rreth lidhjes të tij me administratorin e Kurum, zgjodhi të bëjë të kundërtën, duke sulmuar mediat njësoj siç bën “babai i tij politik”, Sali Berisha sa herë kapet në shkelje.
Gazetari Flogert Muça, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Gazment Bardhi për herë të parë po kryen një akt të moralshëm, pasi po mbron bashkëpunëtorët e tij.
Ai shtoi se drejtësia e re, SPAK-u, duhet të hetojë lidhjet e Sali Berishës me këtë kompani, të cilës pak kohë para se të largohej nga posti i kryeministri i ka shitur katër HEC-e në mënyrë antikushtetuese.
Gjithashtu, Muça tha se në filtrin e drejtësisë duhet të kalojë dhe lidhja e Gazment Bardhit me administratorin e Kurum, të cilin e ka pasur shef shtabi elektoral në Elbasan.
“Hera e parë që Gaz Bardhi po bënë diçka që është e moralshme,. Po mbron ata që i kanë shërbyer. Ai zotërie i ka shërbyer si shef shtabi elektoral. Ngjan si ironike, por Bardhi po bën gjënë e duhur, por mbron bashkëpunëtorët e tij dhe po sulmon qeverinë.
Kemi një kompani, e cila, që pak para se doktori të ikte nga kryeministër i Shqipërisë, i ka blerë katër hidrocentrale dhe kjo është antikushtetuese dhe nuk mund të shesësh pasuritë publike. Marrëdhënia e Sali Berishës, me kompaninë Kurum, duhet parë me detaje dhe duhet hetuar.
Janë shitur prona publike të shqiptarëve në një kompani private. Lidhja e Kurum me Partinë Demokratike, Sali Berishën, që sot është me Bardhin, është e pazgjidhshme. Po mbrojnë një kompani, me të cilën kanë bërë marrëveshje.
Altin Dumani dhe SPAK kanë përgjegjësinë t’i japin përgjigje kësaj. Kontratat e dyshimta, lidhjet akute të Bardhit si sekretar i PD merr CEO-n e Kurumit, janë të gjitha për t’u hetuar. A janë shkak dhe pasojë”, tha ai.
Edhe pse periudha e pushimeve pothuajse është e mbyllur, sërish tek godia e bashkisë dolën pak qytetarë apo edhe vetë zyrtarë të selisë blu, që organizon këto protesta. Në protestën e 23-të këtë të enjte deputetët e pranishëm numërohen vetëm me gishtat e një dorë, ashtu sikundër edhe zyrtarë që janë pjesë e kryesisë së PD.
Alarmi i braktisjes duket se ka bërë që Noka të nisë me shpejtësi një mesazh në radhët e anëtarëve të Kryesisë së PD-së, që të mos I lënë protestat vetëm në dorë të simpatizantëve demokratë.
Kjo temë u analizua nga gazetari Muça, i cili tha se mesazhi i Flamur Nokës drejtuar deputetëve dëshmon se në PD ekziston një dëshpërim dhe çakordim i madh.
Ai shkon më tej teska thotë se Noka mund të ketë nuhatur se brenda grupit të Sali Berishës mund të ketë sërish çarje, pasi synimi i tyre është jo interesi i shqiptarëve, por si të kapin një vend të sigurt në listën për deputet në zgjedhjet e 2025.
“Kemi përfunduar me një opozitë, që numri dy i partisë t’u thotë deputetëve: Aman e hajdeni në protestë.
Ata nuk shkojnë më as te rruga e shpresës. Mesazhi i Flamur Nokës tregon çakordim dhe dëshpërim të madh dhe një nuhatje se brenda grupit të doktorit do ketë një tjetër çarje, siç ka çarje në krahun e Bashës. Tani është luftë bërrylash”, tha ai.