Pasi humbi drejtimin e Partisë Demoratike, Lulzim Basha duket se ka mbetur edhe pa makinë. Mjeti i tij shihet i parkuar në selinë e PD-së, e cila me vendim të Gjykatës së Apelit më 11 qershor 2024, i kaloi Sali Berishës.
Në fasadën e godinës demokratët kanë ngjitur një baner me mbishkrimin “Free Berisha” (lironi Berishën), pasi ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie”, prej dhjetorit të vitit 2023.
Vendimi i trupës gjykuese të Apelit më 11 qershor, u dha nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ky vendim është i formës së prerë.
25 mars 2022: Regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD.
23 mars 2023: Rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, kthehet në Shkallë të Parë me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.
27 dhjetor: Gjykata e Lartë e kthen në Apel me trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijon të jetë Basha.
11 qershor: Gjykata e Apelit kalon vulën e PD te Sali Berisha.