Chermen Valiev është vetëm një hap pranë medaljes së bronztë.

Chermen Valiev është vetëm një hap pranë medaljes së bronztë. Mundësi i Shqipërisë është rifutur në garë, pasi kundërshtari i tij në çerekfinalen e djeshme, ka siguruar finale e peshës 74kg.

Mundësi rus në ngjyrat kuqezi pasi ka mposhtur rivalin e tij Kaxhimahamedau me shifrat 11-2. Mundësi kuqezi ka fituar bindshëm në të dy pjesët. Në të parën ka bërë një pikë teknike ndërsa në të dytën ka bërë pesë dy pikësha teknike duke thelluar avantazhin.