Në futboll, shpesh paraja nuk është gjithçka, aq më tepër kur je pjesë e një klubi si Real Madrid. Në këto ditë të nxehta vere, sheikët saudit u përpoqën të realizon goditjen më të madhe në historinë e futbollit, tentuan t’i rrëmbenin Realit yllin e ekipit, Vinicius Jr.
Sipas The Athletic, lajm i konfirmuar më pas edhe nga ESPN braziliane, dhe mediat spanjolle, kluni i Al Ahli, i shtyrë nga projekti i Fondi Saudit Publik, i ka ofruar Vinicius Jr 350 milionë euro në sezon vetëm pagë sezonale, një shifër që shkon përtej çdo logjike, mund të tundonte këdo në botë, por me sa duket jo Vinicius Jr, i cili edhe pse jo zyrtarisht, i ka bërë me dije sheikëve saudit se nuk është i interesuar, të paktën jo për momentin.
Edhe klubi i Real Madrid ka kthyer përgjigje negative duke refuzuar çdo negociatë, ndërsa i kanë bërë me dije se Vinicius jr ka një klauzolë largimi prej 1 miliardë euro.