Shpëtim Zani është një aktor, që luajti vetëm një film: rolin e “Colit” tek filmi “Debatik.
Më pas ai nuk luajti më asnjë rol.
Nuk dihet nëse kjo ishte zgjedhje e tij, apo nuk e përfshiu më asnjë regjisor në filma të tjerë.
Nga një yll në ngjitje, ai përfundoi në shitës zarzavatesh.
Megjithatë ka mjaftuar ai rol, që ai të përjetësohet në kinemanë shqiptare.
“Coli, personazhi që i ka rezistuar kohës për bukuri edhe sot e kësaj dite.
Fëmijë gjithë jetë, gjithë energji, me një mimikë të shkëlqyer, që ja lexoje në fytyrë menjëherë gjëndjen emocionale të rolit.
Ishte më i talentuari i gjithë atij grupi fëmijësh që u aktivizuan në atë kohë nga babaxhani i Kinostudios. Hysen Hakani.
Nuk i di arsyet se pse e mbylli si një shitës zarzavatesh…
Megjithëse me vetëm një rol, mbetet një nga fëmijët aktorë më të talentuar, që e kishte të falur nga natyra, jo nga përvoja, që kanë luajtur në filmat tanë….
Shpirti në Parajsë t’u prehtë Shpëtim Zani”, shkruan Ilir Gjorgo