Kingsley Coman është një nga lojtarët që do të largohet nga Bayern Munich, pasi bavarezët janë të gatshëm ta sakrifikojnë lojtarin francez për t’u lënë vend ardhjeve të reja. Sipas asaj që zbulon Sky Sport DE, anësori është gati të largohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Parizieni ka mbi 200 ndeshje për Bayern Munich, fanelën e të cilit e ka veshur për dhjetë vjet. Për të, para aventurës në Bavari, janë edhe pesëmbëdhjetë paraqitje me fanelën e Juventusit.

Ish-CEO Oliver Kahn (2021-2023) ka folur për rastin e pagave, që po bllokojnë ardhjet e reja në shtëpinë bavareze: “Për pagat është rënë dakord dhe miratuar gjithmonë me bordin e drejtorëve. Të gjithë ishin dakord,”- ka thënë filloi ai në intervistën me Kicker.

Në vazhdim: “Raporti i pagave ndaj qarkullimit të skuadrës ishte më pak se 50%, si në të kaluarën. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, kur krahasohet me klubet e tjera evropiane, ku në disa raste është e barabartë, ose më e lartë se 80%.

Çdo skuadra që ka fituar Ligën e Kampionëve vitet e fundit ka një kosto pagash shumë më të lartë se Bayerni”, siguroi Kahn. Për momentin, megjithatë, në skuadrën e Vincent Kompany shumë lojtarë marrin në fakt një pagë të lartë.