Në opozitë tashmë janë pajtuar me idenë se përballë Edi Ramës nuk fitojnë dot më.
Dhe meqë nuk e mundin dot, se ai blen, vjedh, korrupton, bën presione etj etj, kanë gjetur si zgjidhje që të futen në Qeveri me të.
Qeveri teknike thonë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për të mundur Edi Ramën.
“S’kemi çfarë bëjmë më shumë përballë tij. Ja më thuaj ti, se çfarë mund të bënim më shumë”, pyeste një eksponent i PD-së, i përfshirë në fushatën e Himarës?
Bëjnë shejtan-budallain, a thua se nuk e kuptojnë se kush është problemi.
Problemi i tyre nuk është Edi Rama, se ai atë punë ka, do bëjë çdo gjë për të fituar.
Problemi i tyre është Sali Berisha, Ilir Meta, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi etj me radhë, që humbin prapë, e prapë, e prapë, e prapë, dhe vazhdojnë të shfaqen si ofertë politike për shqiptarët, në emër të opozitës.
Për sa kohë shfaqeni me Saliun në ballë, mos pyesni ç’të bëjmë më shumë ne përballë Ramës, por ç’u ka mbetur më shqiptarëve, të bëjnë përballë jush, përveçse t’ju refuzojnë dhe refuzojnë, dhe refuzojnë pafund?
Se e keqja (në këtë rast Edi Rama, siç pretendoni), nuk mundet me dikë më të korruptuar.
Ndryshe mirë është Edi Rama, pse do duhet ndryshuar! (B.Lumani)Në opozitë tashmë janë pajtuar me idenë se përballë Edi Ramës nuk fitojnë dot më. Dhe meqë nuk e mundin dot, se ai blen, vjedh, korrupton, bën presione etj etj, kanë gjetur si zgjidhje që të futen në Qeveri me të.
Qeveri teknike thonë, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për të mundur Edi Ramën.
“S’kemi çfarë bëjmë më shumë përballë tij. Ja më thuaj ti, se çfarë mund të bënim më shumë”, pyeste një eksponent i PD-së, i përfshirë në fushatën e Himarës?
Bëjnë shejtan-budallain, a thua se nuk e kuptojnë se kush është problemi.
Problemi i tyre nuk është Edi Rama, se ai atë punë ka, do bëjë çdo gjë për të fituar.
Problemi i tyre është Sali Berisha, Ilir Meta, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi etj me radhë, që humbin prapë, e prapë, e prapë, e prapë, dhe vazhdojnë të shfaqen si ofertë politike për shqiptarët, në emër të opozitës.
Për sa kohë shfaqeni me Saliun në ballë, mos pyesni ç’të bëjmë më shumë ne përballë Ramës, por ç’u ka mbetur më shqiptarëve, të bëjnë përballë jush, përveçse t’ju refuzojnë dhe refuzojnë, dhe refuzojnë pafund?
Se e keqja (në këtë rast Edi Rama, siç pretendoni), nuk mundet me dikë më të korruptuar. Ndryshe mirë është Edi Rama, pse do duhet ndryshuar! (B.Lumani)