Mirlind Daku vijon të shkëlqejë në Superligën ruse. Sulmuesi shqiptar shënoi dhe asistoi në humbjen e Rubin Kazan 3-2 ndaj Kimki, gjithsesi, mbetet një nga lojtarët kuqezi më në formë të këtij fillim-sezoni.
Pasi shndërroi në gol penalltinë duke kaluar në avantazh Rubinin, Kimki reagoi duke barazuar shifrat në 1-1. Megjithatë, edhe tek goli i dytë për skuadrën e tij ka merita të jashtëzakonshme Daku.
26-vjeçari rrëmbeu topin dhe në zonë shërbeu për shokun e ekipit me Rubinin që për disa minuta kishte epërsinë në 2-1 për tu përmbysur më pas dhe dalë nga kjo sfida pa asnjë pikë.
Ky ishte goli dhe asisti i dytë për Dakun në 3 ndeshjet e para të sezonit për tu konfirmuar edhe këtë sezon si goleadori i Rubinit.