“Deputeti që Duam” lindi si një platformë inovative Partisë Socialiste, që i jep mundësinë kujtdo për të qenë një kandidat potencial për Kuvendin e Shqipërisë.
Prej disa ditësh është hapur thirrja e re e aplikimeve për kandidatët e zgjedhjeve të radhës në këtë dritare online. Thirrje që deri më tani ka tërhequr vëmendjen e qindra aplikantëve.
Shpresa Marnoj është një nga aplikantet e “Deputeti që Duam” në vitin 2021 dhe që aktualisht përfaqëson qytetarët e Qarkut Lezhë në Kuvend.
Marnoj rrëfen sesi nuk e kishte menduar kurrë më parë të përfshihej në politikë, por me prezantimin e platformës “Deputeti që Duam” iu dha shansi më i mirë që të bëhej pjesë e politikës shqiptare.
Këshilla e saj për të gjithë ata që duan të aplikojnë për të përfaqësuar denjësisht qytetarët është që “aplikimin në këtë platformë të mos e lënë për në momentin e fundit.”
Ajo inkurajon të gjitha gratë dhe vajzat të angazhohen sa më shumë në politikë, që zëri i tyre të dëgjohet.
Partia Socialiste fton të gjithë profesionistët të cilët janë të bindur se mund të japin më shumë ekspertizë për fushat kryesore të zhvillimit të vendit, të aplikojnë në platformën “Deputeti që Duam”, për të dhënë kontributin e tyre drejt Shqipërisë 2030.