Deputetja britanike, Alice Kearns, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Francë Emmanuel Macron në Beograd ku dhe ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e 12 avionëve luftarakë Rafale Serbisë.
Kearns ka thënë se ish-kreu i diplomacisë britanike, David Cameron, në fillim të vitit kishte shprehur përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën pas sulmit të Banjskës në shtatorin e vitit 2023. Ndërkohë thotë se presidenti i Francës gjatë qëndrimit të tij në Beograd i shiti aeroplanë presidentit Vuçiç.
“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, u zotua për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjska shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiç.”, ka shkruar ajo.
Lord Cameron in Kosovo earlier this year, pledging the UK’s support after the Banjska attack last September.
President Macron in Belgrade this week, selling fighter jets to President Vucic. pic.twitter.com/zI9PHK0gpD
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 30, 2024