Sot dua të shpreh një mirënjohje të thellë.

Dhe jo si deputet. Por si shqiptar.

Mirënjohje e thellë per tërbeçtë.

Jo më kot gëzojnë respektin pa diskutim të gjithë Laberisë.

Labëria i mban për burra të fjalës e të besës. I more fjalën, mbarove punë.

Labëria i mban për atdhetarë të pa kompromis. I cënove flamurin, nuk ke derman.

Labëria i mban për mishërim të Laberise. Njih një terbaçiot, shkruaj doket e zakonet e Labërisë.

E drejta është partia e tyre.

Tërbaçi e ka merituar këtë vlerësim pa rrahur gjoksin e pa ngritur zërin.

Se tërbeçtë flasin shumë pak.

Tërbaçioti ka intuiten të ndjejë ku i dhemb atdheut.

Ndaj tërbeçtë u rreshtuan nga ana e kundërt e pushtuesit.

Dhe pas Luftës u kthyen të kujdesen për familjet në vatanet e tyre, atje majë malit.

Tërbeçtë i thirri zëri i Shqiperisë në datën 4 gusht. Ndaj lanë punët e u pergjigjën.

Intuita u tregoi nga vinte rreziku edhe këtë herë.

Dhe na nderuan. Nderuan Shqiperinë. Se Himara duhet të ishte thjesht një betejë politike për një bashki. Kaq.

Por u bë shumë më shumë se kaq.

Ndaj terbeçtë lanë punët e tyre dhe erdhën. Se ajo e datës 4 gusht ishte puna e rrënjëve tona, e gjakut të të parëve, e gjuhës shqipe.

Dhe tërbeçtë nuk të falin këtu.

Ata votuan për kandidatin që Atdhe i ka thënë Shqiperisë në çdo kohë.

Mirënjohje dhe krenari!

PS. Kush guxon e shkruan me ironi bulevardi per 4 votat e majës së malit, na kujton edhe një herë se tapat dalin menjeherë mbi ujë.

Na kujton edhe se për ironikët qullecë të bulevardit, shpirti i atdhetarit nuk mund të perbejë arsye për veprim.

*Ilir Metaj, deputet i PS në Qarkun e Vlorës