Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë për mungesë të pjesëmarrjes në seancë plenare apo në komisione.
Gjatë muajit korrik, mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar, ku 15 prej tyre kanë munguar.
Rekordi për penalitetin më të lartë në pagë e mban opozita. Deputetja Orie
la Nebiaj ka sërish shifrën më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik.