Një ngjarje unike është gati të ndodhë në shkretëtirën e Saharasë, e njohur ndryshe si vendi më i thatë në Tokë. Siç shkruajnë mediat e huaja, shkretëtira pritet të përfshihet nga reshjet e shiut.
Sasia e reshjeve mund të mos duket e madhe sipas standardeve normale, por një pjesë e madhe e Saharasë do të ketë mbi 500% të reshjeve normale mujore në ditët e fundit të gushtit dhe shtatorit.
Nuk ndodh shumë shpesh që shkretëtira e Saharasë përjeton këto ngjarje reshjesh. Ato janë shumë të rralla, mesatarisht më pak se një herë në dekadë, por zakonisht janë një shenjë se diçka po ndryshon ndoshta në sistemin e motit të Tokës, duke treguar një gjendje të pazakontë të Atmosferës, sipas Severe Weather Europe.
Sarahara quhet vendi më i thatë në Tokë sepse ka pak ose aspak reshje vjetore. Është shkretëtira më e madhe dhe më e nxehtë në botë, që shtrihet nga Oqeani Atlantik në perëndim deri në Detin e Kuq në lindje.
Vetëm disa mijëra vjet më pare shkretëtira e Saharasë, ishte një rajon i gjelbër me liqene, lumenj dhe bimësi të harlisur. Por ndryshimet në orbitën e Tokës shkaktuan ndryshime në modelet e motit të botës. Kjo e transformoi papritur rajonin e gjelbër në një nga tokat më të thata në Tokë.