Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se si një person i dyshimtë i bënte video brenda kampit veror në Jalë.
Meta tregon se i dyshuari në fjalë ishte “patronazhist”, një term ky të cilin presidenti i PL e përdor për simpatizantët socialistët të cilët punojnë në terren në funksion të mbledhjes së votave për partinë në pushtet.
“Patronazhisti më filmonte brenda kampit veror të Jalës. Nuk ka qenie më të fëlliqura se sa ta”, shprehet Meta.
Gjatë fjalës nga kampi i përvitshëm veror i Jalës, Meta prezantoi edhe pikat e programit qeverisës të PL. “Ne do t’i bëjmë të pasur shqiptarët duke ju shpërblyer mundin dhe punën e tyre”, tha Meta.
Gjithashtu, kreu i PL tha se forca politike që ai drejton synon të marrë 100 mijë vota në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare.
“Objektivi im personal ne Tirane eshte “100 mije duar per 100 mije zemra (vota)“, deklaroi Ilir Meta.