Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës në një burg të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Biellës, 5 gusht raporton media italiane Ansa.

Kjo është vetëvrasja e 64-të e fillimvitit, deklaron sekretari i përgjithshëm i Policisë së burgjeve Uilpa, Gennarino De Fazio.

“Në indiferencën thelbësore të qeverisë, masakra në burgjet e vendit nuk ndalet dhe kemi një numër absurd vdekjesh si kurrë më parë më parë”, tha ai.