Dalin fotot e dy të shumëkërkuarve të drejtësisë, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të cilët u arrestuan në Dubai dhe u ekstraduan në vendin tonë.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
“Është bërë ekzekutimi i vendimeve ndaj Dervishajt dhe Meçajt dhe ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme”, tha Rrumbullaku në një konferencë për mediat.
Dervishaj dhe Meçaj kërkoheshin nga autoritetet shqiptare për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.