Nga Desada Metaj
Elton Halili, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, Vasjana Postol, prokurore në këtë qytet dhe gjyqtarja Luljeta Kole janë tre njerëzit zyrtarët e shtetit shqiptar, për të cilët opinioni publik kërkon llogari. Ata kanë të tre rol në dosjen e vrasjes së Egli Progës.
Shefi i Policisë akuzohet nga qytetarët, në bazë të provave që kanë dalë deri tani, se ka tentuar të fshehë ngjarjen duke e raportuar atë si aksidentale. Vetëm pas rritjes së presionit publik, rasti nisi të zbardhet dhe rezultoi se Egli Proga është rrahur për vdekje.
Vasjana Postol dhe Luljeta Kole janë dy magjistratet që kanë zgjedhur “të bëjnë cirk” në sallën e gjyqit, duke dërguar në shtëpi tre personat e akuzuar për këtë ngjarje, të cilët rezultojnë se kanë qenë dëshmitarë dhe as nuk kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, por as nuk kanë pranuar të tregojnë detaje duke pretenduar se nuk kishin parë gjë.
Gazetarja Desada Metaj bën thirrje që opozita të ndjekë me prioritet këtë rast, për të mos lejuar që pas tre ditësh gjithçka të harrohet, por të kërkojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të tre zyrtarëve të sipërpërmendur dhe nisjen e hetimeve ndaj tyre.
“Elton Halili, shef i komisariatit Pogradec
Vasjana Postol, prokurore e gatshme Pogradec.
Luljeta Kole, gjykatësja në Pogradec
Le ta nisim me këta të tre. Të kërkojë opozita shkarkimin dhe nisjen e hetimeve ndaj tyre. Media të raportojë më tej çdo ditë ç’ndodh me ata që mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e një djali të pafajshëm.
Pastaj hajde shkruajmë hartime, shajmë banditët dhe organizojmë protesta. Edhe për qentë e rrugës po të doni. Se janë të trajtuar më me respekt se një qytetar pa përkrahje”, shkruan ajo.