Dy zyrtarë të drejtësisë në Ekuadro janë arrestuar pasi dyshohen si të implikuar në organizatën kriminale të Dritan Gjikës, shqiptarit të arrestuar më 6 shkurt 2024, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar “La Pampa”, ose “Gram Fenix”. Mësohet se të arrestuarit janë identifikuar si Douglas C., dhe Luis S. Sipas mediave, ata u arrestuan natën e 17 gushtit 2024, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Kombëtare dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, në Ekuador.
Hetimet fillestare kanë nisur nga Europa e veçanërisht Spanja, teksa verifikimet zbuluan se përveç gjyqtarit të dosjes që gjithashtu është shpallur në kërkim, të implikuar në favorizimin e kartelit janë edhe dy të ndaluarit më sipër.
“Ata janë zyrtarë të drejtësisë dhe dyshohet se kanë marrë pjesë në dhënien e urdhrave në favor të anëtarëve të mafies shqiptare (nuk publikohen pozicionet konkrete të tyre). Ndërhyrja u krye në kantonin e Valencias, Los Ríos, ku banojnë të dy të përfshirët … ata kanë dhënë në mënyrë të parregullt, masa sigurie në favor të tre të pandehurve që dyshohet se janë pjesë e mafies shqiptare…këta shtetas, të cilët ndodheshin në paraburgim për krim të organizuar dhe pastrim parash, dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti kriminal të drejtuar nga Dritan G. (Dritan Gjika)”, njoftojnë autoritet.
ATENCIÓN | #LosRíos: #CasoAlbajuez #FiscalíaEc y @PoliciaEcuador ejecutaron órdenes de detención con fines de formulación de cargos contra Douglas C., secretario de la Unidad Judicial del cantón Valencia, y el abogado Luis S., investigados por #asociaciónilícita. pic.twitter.com/spjpMrSFeH
— Fiscalía Ecuador (@FiscaliaEcuador) August 18, 2024