Janë zbardhur identitetet e 3 shqiptarëve të arrestuar në Portin e Livornos në Itali, në tentativë për të nxjerrë 148 kg kokainë nga një kontejner me banane i mbërritur nga Porti i Guakakilit në Ekuador.
Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë ata janë vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç, dhe Goliano Zhupa, 30 vjeç. Asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye hetuesit nuk e kishin të lehtë t’i identifikonin, të cilët në sekuestrimin e vërtetuar më pas nga gjykata vepruan së bashku me kolegët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve.
Shqiptarët e arrestuar, kishin hyrë ilegalisht në portin industrial të qytetit toskan për të mbledhur lëndën narkotike të fshehur në një kontejner që mbërrinte nga porti i Guayaquil në Ekuador. Fiamme Gialle veproi në bazë të sinjalizimeve të ndara me Agjencinë Doganore.
Me një skaner u identifikuan 139 pako brenda kontejnerit, më pas efektivët u pozicionuan dhe pritën disa orë për të kapur këdo që vinte për të marrë kokainën. Korrierët nuk kanë bërë rezistencë dhe janë arrestuar menjëherë.
Ata do të kishin marrë një dëmshpërblim prej disa mijëra eurosh nëse grumbullimi i ngarkesës do të ishte i suksesshëm. Gjykata e Livornos vërtetoi sekuestrimin dhe arrestimet. Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në vitet e fundit në portin detar. Droga nuk ndalet në qytetin toskan, por nga këtu shpërndahet nga trafikantë në Itali dhe jashtë saj.