Mediat e Kosovës njoftojnë se është arrestuar një prej të kërkuarve të operacionit “Plumbi i Artë2”. Aksioni është zhvilluar nnga FAST Kosova dhe AKI, në lagjen Kalabria në Prishtinë. Indeksonline bën të ditur se në këtë aksion është arrestuar Arben Lamçja, i shumëkërkuar për vrasjet me pagesë. Ai dyshohet se është i përfshirë në pesë vrasje.

Bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër.

Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.

Në mesin e të kërkuarve ishte edhe Arben Lamçja, i cili është arrestuar sot në Prishtinë. Lamçja njihet si pjesëtar i grupit kriminal Çopja në Elbasan. Më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të SPAK, GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste, për grupin e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.