Real Madrid vijon dominimin absolut në Evropë, kjo ishte finalja e 19 nga 20 në shekullin e 21-të që spanjollët dali me trofe në duar. Carlo Ancelotti nuk di të ndalet duke vendosur rekorde të pabesueshme në krye të Realit:
“Është nder dhe privilegj të drejtojë këtë skuadër. Atalanta na bëri të vuajmë gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën u krijuan hapësira duke nxjerr në pah cilësinë e sulmuesve tanë. Të lush kundër Atalantës është sikur të shkosh te dentisti”, theksoi ndër të tjera Ancelotti i cili i bëri komplimente Bellingham dhe Valverdes.
Shijon trofeun e tij të parë me fanellën e Real Madrid edhe Kylian Mbappe: “Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur që po luajë me klubin më të mirë në botë. Të fitosh një trofe dhe të shënosh për një sulmues është diçka fantastike. Ne dëshirojmë të fitojmë shumë trofe. Të luash me lojtarë si Vinicius është diçka fantastike. Falënderoj shokët dhe trajnerin Ancelotti”, theksoi Mbappe.
Pavarësisht humbjes, Gaspetini dhe të gjithë tek Atalanta janë krenar për këtë finale dhe mbi të gjitha për këtë rrugëtim: “Kisha besim se mund të vendosnim Realin në vështirësi. Ishte një ndeshje e luftuar, por gjërat ndryshuan pas golit të dytë, i cili ishte i evitueshëm. Më vjen keq për djemtë që u mërzitën, por Reali e meritoi”, u shpreh Gasperini pas ndeshjes.