Zona përreth Kullës Eifel është evakuuar pasi një person u ngjit në të disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike.
Personi, pa bluzë, u pa pranë unazave olimpike rreth orës 14:45, pak mbi kuvertën e parë të shikimit.
Është ende e paqartë se ku filloi ai ngjitjen e kullës 330 metra të lartë, ndërsa Policia franceze tha se ndërhyri menjëherë dhe arrestoi.
Associated Press raportoi se policia franceze evakuoi zonën përreth Kullës Eiffel gjatë incidentit.
Kulla Eifel shërbeu si një sfond i ceremonisë së hapjes, por nuk pritet të jetë pjesë e ceremonisë së mbylljes, e cila do të fillojë në Stade de France më vonë sonte.