Zyrat e aplikimit për karta identiteti apo pasaporta biometrike të kompanisë shtetërore Identitek po përballen këto ditë vere me rritje të numrit të rinovimeve të këtyre dokumenteve.
Kërkesa për t’u pajisur pasaporta dhe ID biometrike ka qenë në rritje ndaj në këto zyra po punohet edhe gjatë ditëve të shtuna.
Ky menaxhim sjell përmbushjen në kohë të kërkesave të qytetarëve shqiptarë anembanë vendit.
Është menduar lehtësimi i procedurave edhe për aplikimet për dokumente biometrike.
Çdo shtetas mund të riaplikojë për pasaportë me procedurë të përshpejtuar në çdo zyrë të Identitek pavarësisht gjendjes civile ku janë të regjistruar.
Kompania shtetërore Identitek po punon edhe për standardizimin e shërbimeve në organizmat përkatës ndërkombëtar.
“Identitek ka ndërmarrë shumë nisma për përmirësimin e bazës ligjore me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Me marrjen e ISO 27001, është arritur në një standard ndërkombëtar që certifikon për zbatimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit”.
Prej muajit Gusht të vitit të shkuar, Identitek është institucioni që prodhon pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, që përpara se të bëhej shtetërore menaxhohej nga kompania private ALEAT.