Pas Moratas dhe Pavloviçit, sot mund të jetë radha e Emerson Rojalit për t’u veshur kuqezi. Sidoqoftë, merkato e “Djallit” nuk ka përfunduar akoma siç siguroi edhe Zlatan Ibrahimoviç gjatë një deklaratë të dhënë dje për mediat përpara se të prezantonte para tyre sulmuesin spanjoll.
Tashmë Ibra, pasi ka rregulluar sulmin dhe mbrojtjen, dëshiron të lërë gjurmë për mesfushorin. Në këtë kuptim, ka ende shpresë për të arritur Jusuf Fofana, mesfushori 25-vjeçar i Monakos, të cilin kuqezinjtë e kanë ndjekur që para çeljes zyrtare të afatit të merkatos.
Në “Casa Milan” pavarësisht kërkesave të larta të klubit monegask, po fokusohen shumë tek dëshira e lojtarit për të kaluar te kuqezinjtë. Java e ardhshme tashmë mund të jetë vendimtare, pavarësisht se për të kanë hedhur hapa të rëndësishme si Mançester Junajtid ashtu edhe Uest Hemi.
Në fakt, të dy anglezet kanë arritur të kënaqin pretendimet e Monakosë që synon të arkëtojë 35 milionë euro. Një shifër e konsideruar si shumë e lartë nga drejtuesit e Milanit pasi lojtarit në fjalë i kanë mbetur vetëm 10 muaj kontratë.
PISTAT E TJERA – Kuqezinjtë për Fofananë kanë ofruar deri në 15 milionë euro të cilat janë refuzuar. Më këtë shumë ata mund sigurojnë Manu Konenën të Gladbahut, teksa në orët e fundit ka dalë një emër i ri. Bëhet fjalë për Afaxho Sise të Veronës.
Mesfushor me cilësi të spikatura në të dyja fazat, ai vlerësohet 5 milionë euro. Është vetëm 18 vjeç dhe përvoja e pakët e penalizon, megjithatë drejtuesit e “Djallit” mund të synojnë investimin përpara garancisë që ofron një profil më i kushtueshëm siç është Jusuf Fofana, i cili, gjithsesi vijon të mbetet një objektiv ende i arritshëm.