Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë.
Dy automjete, një prej tyre me targa italiane janë përplasur me njëra tjetren. Nga përplasja e forë njëra nga makinat ka përfunduar në barrierat metalike anësorë të rrugës.
Sipas raportimeve një person ka mbetur i lënduar, i cili është dërguar te spitali i Traumës, ndërsa një nga shoferët ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Fushë Krujës.