Himara po bëhet gati për zgjedhjet e 4 gushtit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Ndërkohë, nga KQZ-ja kanë mbërritur dhe materialet zgjedhore, duke nisur nga kutitë e votimit e deri te kamerat monitoruese.
Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.