Serie A starton këtë fundjave, me Inter që shihet si favorit absolut për të triumfuar në Itali, në këtë pikë bashkohen thuajse të gjithë, tifozët, mediat, por dhe rivalët e tyre.
Sipas super kompjuterit të tyre, Inter ka 79,2% shanse për të dalë kampion në Serie A, duke lënë shumë pas rivalët e tyre.
Gjithnjë sipas OPTA-s, në vendin e dytë, me më shumë shanse për të fituar ndodhet Atalanta e Berat Gjimshitit me 11,2%.
Në vendin e tretë renditet Juventus me 4,2%, ndërsa pas tyre vjen Milan me 1,8% shanse për të fituar titullin.
Shumë larg ndodhet Napoli i Antonio Contes, madje renditen edhe pas ekipeve si Roma, Bologna dhe Lazio.
Sipas Opta, Venezia, Cagliari dhe Como janë tre ekipet që kanë më shumë shanse për të zbritur në Serie B.