Një grua algjeriane me banim në Spanjë, ka rrëfyer në historinë e saj zemërthyese, ku tregon se si u mashtrua dhe u lëndua nga një i ri shqiptar i quajtur Andrea.

Gruaja rrëfen se ishte e martuar fetarisht me Andrean, me origjinë nga Dibra, me banim në Belgjikë. Lidhja e tyre fillimisht dukej e lumtur, por u shndërrua në një makth të vërtetë.

Sipas saj, Andrea e bëri të besonte se martesa e tyre fetare ishte e mbështetur nga familja e tij. Megjithatë, ajo mësoi më vonë se asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk ishte në dijeni të kësaj martese.

“Unë vij nga një familje me parime dhe vlera, dhe nuk mund ta besoja që ai thjesht luante me ndjenjat e mia,” thotë ajo. Gjatë kohës që ishin të lidhur, ajo mbeti shtatzënë.

Andrea i kërkoi të abortonte fëmijën sipas deklaratave të vajzës dhe kur ajo refuzoi, ai e bllokoi kudo dhe e fshiu nga jeta e tij, shkruan joq.

Ajo lindi fëmijën e tyre para disa ditësh, por ndjen dhimbje dhe turp që Andrea e la të përballet vetëm me këtë situatë të vështirë.

Algjeriania shpreh dëshirën që familja e tij të mësojë të vërtetën dhe të kuptojë dëmin që ai ka shkaktuar.

“Nuk e di nëse prindërit e tij dhe familja janë në dijeni për të gjitha këto, por shpresoj që një ditë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë,” shprehet ajo.

Pas publikimit të historisë së vajzës algjeriane, e cila pretendon se është mashtruar, poshtëruar dhe lënë shtatzënë nga Andrea, ky i fundit ka bërë një reagim duke mohuar akuzat e saj.

Në deklaratën e tij, Andrea thotë: “Unë jam i lidhur. Është komplet gënjeshtër se një javë e gjysmë kam qëndruar me atë, jo më shumë. Jo, jo nuk është e vërtetë. Me shoqen e vet shqiptare e bëjmë këtë vetëm për të më prishur imazhin.”

Andrea ka theksuar se gjithçka është një përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij dhe se ai është në një marrëdhënie tjetër dashurie, ndërkohë që 3 ditë më parë ka postuar një video në TikTok duke deklaruar “ngelëm single”.

Rrëfimi i plotë i vajzës:

“Më mashtroi një njeri i famshëm në Shqipëri, ai luajti me mua, më lëndoi, mbeta shtatzënë prej tij, më turpëroi para gjithë familjes. Ne ishim të martuar me fe, por ky njeri donte vetëm të luante dhe të më poshtëronte, unë vij nga një familje parimore dhe vlerash.

Emri i tij është Andrea. Ai më tha se familja e tij ishte e lumtur për martesën tonë fetare, por asnjë anëtar i familjes së tij nuk e dinte për këtë. Më vonë mësova se ai ishte një burrë që donte vetëm të argëtohej me mua para gjithë familjes sime.

Unë jetoj në Spanjë dhe Andrea në Belgjikë. Tani është kthyer në Shqipëri është me origjinë nga dibra. Unë mbeta shtatzënë prej tij ai më kërkoi të abortoja unë refuzova më bllokoi dhe më fshiu nga kudo. Linda fëmijën tonë para disa ditësh.

Uroj që këta prindër dhe familja e tij ta dinin të vërtetën. Une jam algjeriane, jemi martuar në nëntor. Mbeta shtatzënë, më tha të vrisja fëmijën. Kur mbaronte shkonte me një grua tjetër.”

Foto të publikuara nga joq: