Futbollisti i Laçit Mario Barjamaj është në kërkim nga Policia e Tiranës pas sherrit të djeshëm në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut. Mëohet se Barjamaj luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi-Tirana në javën e parë të Superligës, por pas kësaj tashmë gjendet në kërkim. Bëhet me dije se 25-vjeçari është përfshirë në sherrin e dhunshëm pas një aksidenti që pësuan dy vajza me makina luksoze.
Gjithashtu, një ditë pas sherrit e dhunës te rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, policia ka vënë në pranga 29-vjeçarin Fatjon Dauti dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Mësohet se arrestimi i tij është kryer mbrëmë për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Dyshohet se arma që u gjet dje i përket atij, po këshut gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe një sasi kanabisi.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dhe Adem Norecin, 29-vjeç, dhe Isuf Lika, 24-vjeç. Fatjon Dauti ka qenë i shoqëruar me 29-vjeçarin tjetër Adem Noreci. Ata kanë mbërritur të parët në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë shkuar dhe Mario Barjamaj bashkë me Isuf Likën.