Stuhi shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë.

Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve

Edhe aty punojës të ndërmarrjes së gjelberimit të bashkisë Pogradec po punojnë për largimin e pemëve të rrëzuara për të normalizuar trafikun e rënduar

Pemë të rrëzuara ka edhe në shëtitoren e qytetit të Pogradecit.