Reperi shqiptar, Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një incident në orët e hershme të mëngjesit në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur si “Medi” dhe një familjar të tij. Sinjali raportoi ekskluzivisht për sulmin e rëndë, që siç duket se u planifikua nga reperi “Stresi”.
Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtën ambient me Noizyn, edhe pse raportet e tyre qe një kohë janë të tensionuara.
Kurthi në të cilin ra Iseni eskaloi në rrahje brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sinjali ka siguruar ekskluzivisht pamjet e Isenit dhe të afërmit të tij pasi u dërguan në spital për trajtim, ku shihen me plagë të rënda.
Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë janë aktivizuar në hetimin e rastit, por akoma s’ka të arrestuar.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.