Bien lejet për ndërtime të reja në vend.Sipas të dhënave të Instat në tremujorin e dytë 2024 janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 509 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar një ulje prej 30,5 %.

Ndërkohë që vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit e miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 33.7 miliardë lekë. Vlen të theksohet se sipas katerogive numri më i madh i lejeve të aprovuara është për banesa me një ose dy kate.

Në bazë të qyteteve kryeqyteti ka numrin më të lartë të lejeve që janë aprovuar ndjekur nga Durrësi, Elbasani dhe Korça.

Dibra është qarku i cili nuk ka kërkuar asnjë leje për ndërtime të reja dhe Kukësi i cili ka marrë vetëm një leje për të ndërtuar në tre muajt e fundit.