Gjimnastja amerikane Jordan Chiles thotë se ka marrë fyerje raciste në internet pas një apeli mbi vendimin për t’i hequr medaljen e bronztë që fitoi në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (Fig) e përmirësoi vendin e Ana Barbosu të Rumanisë nga i katërti në të tretin në finalen për femra pas një vendimi të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (Cas).
Kjo do të thoshte se Chiles, 23 vjeçe, e humbi medaljen e saj të bronztë, pasi fillimisht ishte ngritur nga vendi i pestë në të tretin për shkak të një hetimi nga trajneri i saj Cecile Landi, që e rriti shkallën e vështirësisë së saj.
Që nga vendimi, Gjykata e Arbitrazhit për Sportin ka refuzuar ta rishikojë vendimin e vet dhe ka dënuar “deklaratat e egra” se ishte treguar e njëanshme.
Raportet në mediat amerikane kishin sugjeruar se kreu i panelit të kësaj gjykate, që merrte vendimin për çështjen, kishte lidhje me Rumaninë.
Znj. Chiles tha se “vendimi ndihet i padrejtë dhe vjen si një goditje e rëndësishme” dhe se ajo është përballur me abuzime gjatë procesit.
“Për të shtuar dhimbjen e zemrës, sulmet e pashpirta të nxitura racore në mediat sociale janë të gabuara dhe jashtëzakonisht lënduese”, tha ajo në një deklaratë të postuar për X të enjten.
“Kam derdhur zemrën dhe shpirtin tim në këtë sport dhe jam shumë krenare që përfaqësoj kulturën dhe vendin tim”.
Znj. Chiles ishte një anëtare e ekipit amerikan – i cili përfshinte Simone Biles – që fitoi medaljen e artë në gjimnastikën e ekipit të femrave.