Të gjithë në mbrëmje do të jenë “sy e veshë” nga Polonia. Në Varshavë do të luhet finalja e Superkupës së Europës. Dy ekipe “big” do të sfidohen mes tyre në stadiumin “PGE Narodoëy”, takim që do të startojë në orën 21:00. Atalanta do të sfidojë Real Madrid.
Bergamaskët vijnë si fitues të Europa League, ndërsa nga krahu tjetër madrilenët si triumfatorët e Champions League dhe përballë njëri-tjetrit do të kërkojnë trofeun e Superkupës për të nisur kështu sezonin e ri me “këmbën e mbarë”
Berat Gjimshiti do të jetë pikërisht përballë Kylian Mbappe. Një përballje mjaft interesante, me mbrojtësin e Kombëtares që do të synojë të dalë fitimtar ndaj yllit francez.