Princi William nuk ka në plan të ftojë vëllain më të vogël Harry në kurorëzimin e tij kur të vijë koha, thonë burime të brendshme. Edhe pse dikur ishin të afërt, besohet se vëllezërit mbretërorë nuk kanë folur për gati dy vjet.

Miqtë e Princit të Uellsit, raportuan se William nuk dëshiron që Harry të jetë i pranishëm kur ai të kurorëzohet mbret. Një burim i afërt me William tha për “The Sunday Times” se: “Këtë vit fokusi i tij ka qenë shumë te gruaja, fëmijët dhe babai i tij. Vëllai i tij nuk është me të vërtetë diçka që diskutohet”.

Si Princesha e Uellsit ashtu edhe Mbreti u diagnostikuan me kancer në fillim të këtij viti. Harry dhe Meghan dyshohet se mësuan për diagnozën e Kate në të njëjtën kohë me publikun e gjerë kur ajo e njoftoi atë në botë në një video mesazh tronditës të filmuar në kopshtet në Windsor.

Një burim i afërt me Harryn dhe Meganin tha se ata kontaktuan privatisht me ta për t’i uruar shëndet, por kontakti nuk iu kthye. Ashtu siç është dokumentuar edhe në librin e tij më të shitur me kujtime “Spare”, Harry ndihet i përbuzur nga anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë vëllain e tij. Vëllezërit e motrat mendohet se nuk kanë folur që nga funerali i gjyshes së tyre Mbretëreshës Elizabeth në shtator 2022.

Rikujtojmë se Princi William e ka ndaluar Meghan Markle të mbante bizhuteritë e Princeshës Diana në një përpjekje për të ngadalësuar integrimin e saj në familjen mbretërore britanike, sipas një libri të ri për jetën e Kate Middleton.

William thuhet se e mori vendimin teksa i kërkoi Princit Harry të ngadalësonte ecurinë e marrëdhënies së tij me Markle, pasi ata filluan të takoheshin në vitin 2016.