Himara zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë që i jep fund sagës së një bashkie pa kryetar, pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro. Në orën 07:00 është hapur procesi i votimit. Në Himar fshat 100 votues nuk u lejuan të votojnë pasi kishin karta të skaduara.
Janë 23 mijë e 74 qytetarë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur dy kandidatëve, Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë dhe sipas orarit zyrtar hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00 deri kur të largohet votuesi i fundit. Gazetari i Report Tv raporton se 4 autobusë nga Greqia kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë dhe se u organizuan nga stafi i kandidatit Gjikuria.
Më 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, me Fredi Belerin që 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.