Dashi

Ndonjëherë të qenit egoist nuk është keq, sidomos në këtë periudhë kur e keni lënë veten pas dore. Edhe nga pikëpamja sentimentale duhet të pretendoni më shumë nga partneri/ja juaj.

Demi

Parashikohet një ditë e cila do ju shohë aktivë, bujarë dhe kurajoz, sidomos në vendin e punës ku do arrini të mbyllni disa marrëveshje të rëndësishme. Në dashuri, këshillohet që të mos tregoheni anksioz.

Binjakët

Nëse haseni me të papritura në vendin e punës, mos u tregoni shumë të ashpër me veten, pasi në këtë moment duhet të shfrytëzoni naivitetin tuaj për të kaluar çdo problem. Ndiqni intuitën, nuk do ju zhgënjejë!

Gaforrja

Këshillohet që të mos jeni shumë kritikë me bashkëpunëtorët tuaj, pasi sensi juaj i spikatur i komandës, mund të fusë në krizë një ekuilibër që është krijuar kohëve të fundit. Në dashuri parashikohen zhvillime të rëndësishme në mbrëmje.

Luani

Kjo fundjavë do të jetë mjaft rigjeneruese dhe do ju lejojë që të pushoni dhe të vini në punë kreativitetin tuaj. Në dashuri po përjetoni një moment rënie shumë të fortë dhe kjo gjë ju bën nervoz dhe pesimist. Horoskop i kësaj të diele ju fton që të hapeni më shumë.

Virgjëresha

Do të merrni një surprizë interesante, e cila do ju lërë pa fjalë. Dashuria ju bën euforik dhe kjo gjë në sajë të përgjigjeve të mira që keni marrë gjatë ditëve të fundit. Disa propozime në punë, duhen vlerësuar me më shumë kujdes.

Peshorja

Shmangni përfshirjen në debate që nuk ju përkasin, pasi në këtë moment nuk mund ti lejoni vetes të humbni kohë pas çështjeve të kota. Parashikohen zhvillime të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të çoni përpara propozime për të hapur një aktivitet të ri. Këshillohet që të jeni më të përqendruar.

Akrepi

Nëse punoni fortë do arrini objektiva të mëdha. Sigurisht që lodhja do të ndihet, por megjithatë do të keni mbështetjen e familjes dhe bashkëpunëtorëve. Në dashuri do të bëni disa sqarime të nevojshme.

Shigjetari

Mundohuni që të fokusoheni mirë në një objektiv që i keni vendosur vetes, pasi disa shpërqendrime të vogla, mund t’iu pengojnë në vendin e punës. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj, sidomos nëse ndjeni siklet apo jeni shumë të stresuar. Pushoni më shumë.

Bricjapi

Kjo e diel do të jetë mjaft interesante dhe do ju lejojë që të rizgjoni emocionet, por vetëm nëse do të ndiheni gati të përballeni me një rrugëtim të ri në jetën tuaj në çift. Parashikohen bashkëpunime dhe propozime mjaft të frytshme.

Ujori

Mund të merrni disa këshilla tejet interesante për zgjidhjen e disa problemeve të vogla në vendin e punës. Megjithatë mundohuni që të mos tregoheni shumë impulsiv me mënyrën tuaj të të shprehurit, pasi rreziku për të krijuar keqkuptime është shumë i madh.

Peshqit

Do të jetë një ditë mjaft intensive nga pikëpamja e kreativitetit. Do të merrni pjesë në një projekt të ri i cili do ju detyrojë që të punoni fortë, por në të njëjtën kohë do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. Në dashuri do të rikthehet pasioni dhe romanticiteti.