Gjendja e emergjencës u shpall në rajonin e Kursk në Rusi, teksa një sulm i rrallë ndërkufitar nga trupat ukrainase, vijoi edhe përgjatë së mërkurës.
Guvernatori në detyrë rajonal Alexei Smirnov, tha se lëvizja ishte e nevojshme për të eliminuar pasojat e hyrjes së forcave armike në rajon. Autoritetet ruse thanë se të paktën 5 civilë ishin vrarë dhe 31 të tjerë ishin plagosur 3 prej të cilëve fëmijë, që prej nisjes së inkursionit. Putin e cilësoi mësymjen si një akt të rëndë provokues.
Mëngjesin e së martës, rreth 1 mijë trupa ukrainas, bashkë me 11 tanke e më shumë se 20 mjete të tjera të blinduara luftarake, hynë në Rusi, pranë qytezës së Sudzha. Luftime u raportuan në një numër fshatrash, me autoritet lokale që u bënë thirrje banorëve të kufizojnë lëvizjet, ndërsa të gjitha eventet publike u anuluan. Sirenat e alarmit për sulme ajrore u aktivizuan në Kursk dhe xhirime të postuara online treguan avionët e luftës që fluturonin ulët mbi rajon. Kolona tymi u panë të ngriheshin në disa zona. Mijërave të u evakuan nga zonat kufitare dhe ekipe mjekësore u dërguan atje, nga qytete të tjera. Inkursionet ukrainase në territorin rus kanë qenë ekstremist të rralla që kur Moska nisi luftën e plotë në shkurt të 2022-shit.
Mbrëmjen e së mërkurës, parlamentari ukrainas, Oleksiy Honcharenko njoftoi se ushtria e Kievit kishte marrë kontrollin e pikës së shpërndarjes së gazit në Sudzha, e cila luan rol të rëndësishëm në kalimin e gazit natyror nga Rusia në be përmes Ukrainës.
Përgjigja e Rusisë ndaj inkursionit do të jetë një prej testeve të parë të mëdha të ministrit te ri të mbrojtjes, Andrei Belousov që prej zëvendësimit të Sergei Shoigu…ish-presidenti dhe zvkryetari i këshillit të sigurisë në Rusi, Dmitri Medvedev ka kërkuar që Moska të kundërpërgjigjet duke çuar trupat më tej në Ukrainë; në Odesa, Kharkiv, në Kiev e më tej.