Aulona Musta e di shumë mirë se funksionon bota e showbiz-it dhe për aq kohë sa je personazh publik, atëherë duhet ta kesh të qartë që kurrë nuk je i pëlqyeshëm për të gjithë, madje mes tyre, do ketë edhe nga ata që jo vetëm nuk të pëlqejnë, por janë të prirur edhe të shajnë, të gjejnë forma të ndryshme për të të sulmuar negativisht…

Por tashmë Aulona Musta është e mësuar, edhe me këtë kategori njerëzish dhe, siç thotë ajo, me komentet negative e ka gjetur mënyrën: i përdor për interesat e saj.

Kështu, e pyetur se si ia bën me komentet negative, ajo thotë se është aq mendjehapur sa të mos i konsiderojë ato si shqetësim, por si diçka në favor të vetes.