Policia ka marrë në pyetje Altin Halilin, 46 vjeçari i cili pasditen e djeshme i shpëtoi mrekullisht një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat.
“Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997, s’kam konflikt tjetër” mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor.
Pasditen e 26 gushtit Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private, kur 3 persona kanë qëlluar ndaj tij me breshëri plumbash.
“Pashë që më kishte zënë pritë një makinë dhe brenda ishin njerëz të maskuar “ ka deklaruar ai.
46-vjeçari rezulton se ishte me precedentë të mëparshëm penalë. Në 1997 Halili kishte vrarë Sokol Kaloshin, krim për të cilën ishte dënuar dhe në 2010 pasi kishte doli nga burgu ishte larguar drejt Italisë, e prej atëherë, për 14 vite nuk ishte kthyer më në Shqipëri.
Autorët pas krimit dogjën makinën.