Disa qytetarë në Himarë kanë pretenduar se janë duke u privuar nga e drejta për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë.
Kjo, pasi ata janë shfaqur përpara kutive të votimit me mjet identifikimi të skaduar, duke pretenduar se koha nga shpallja e datës së zgjedhjeve e deri tani nuk është e mjaftueshme për rinovim. Por, për këtë problem, qytetarët janë paralajmëruar më herët nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla që ka bërë dhe informuar qytetarët për t’i paraprirë situatës.
Me anë të një deklarate publike më datë 22 korrik 2024, ish-ministri i Brendshëm Balla, nga zyrat e Identitek iu ka bërë thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisje me kartë identiteti.
Po ashtu, ai ka urdhëruar dhe mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit, të shtunë e të dielë dhe gjithashu koha e prodhimit të kartës së re të realizohej brenda 48 orësh. Edhe nëse aplikohej më datë 1 gusht, mund ta merrje kartën e re më 3 gusht.