Kreu i PL, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Në mbledhjen e Kryesisë së PL, Meta sulmoi Dumanin e Ramën, duke thënë se kanë tentuar që të bllokojnë llogaritë bankare te PL, pasi sipas tij synimi i tyre është që ta asgjësojnë forcën poltike.
“Nje banke e nivelit te dyte, tentative mafioze per te bllokuar levizjet ne llogarite bankare te Partise se Lirise per te krijuar probleme artificiale me pagesat e administrates se PL.
Del një super zonjë dhe i thotë nga je ti. Jam përfaqësues i PL për të bërë veprime në emër të PL për shkak të llogarisë rrjedhëse që ka kjo parti. Këtu duhet të vijë presidenti i PL. Presidenti duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë, dhe meqë keni bërë ndryshime në statut. Dhe pasi të marrë vërtetim që është president, të shkojë dhe te noteri dhe në lundër, pastaj të vijë ai këtu.