Policia Rrugore në Tiranë ka zbuluar një skenë si në “filma”. Tre persona u arrestuan nga policia rrugore e Tiranës, pasi inskenuan një aksident me makinat e tyre për të përfituar fonde nga sigurimi.
Tre të rinjtë dyshohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”.
Pasi ata u zbuluan nga Policia Rrugore, njëri nga autorët u përpoq të largohej nga skena, por u kap nga efektivi.