Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, po monitoron zhvillimet në kompaninë turke “Kurum International” e cila jo zyrtarisht para pak ditësh bëri me dije se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave, duke pezulluar edhe kontratat e punës për rreth 500 punonjës.
Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.
Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.
Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë.
Ndërkohë, prokuroria e Durrësit ka nisur hetmet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë Kurum.
Prokuroria ka nisur hetim për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuara”.
Po ashtu bëhet me dije se po kryhen veprime hetimore intensive në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar në mënyrë të shpejtë dhe të plotë të gjitha rrethanat e ngjarjes.