Besiana Kadare, bija e vogël e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të rrallë të Ismail dhe Helena Kadare.

Në foto çifti shihen në ditën e tyre të dasmës të lumtur dhe të rrethuar nga miqtë e tyre. Fragment jete të cilin Helena e përshkruan ndër kujtimet te “Kohë e pamjaftueshme”.

Në foto mund të dallohen ndër të tjerë dhe Naum Prifti dhe Dritëro Agolli.

“Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëroin.” – shkruan Besiana në rrjetet sociale.