Jeta e një ylli futbolli brenda dhe jashtë fushës tërheq gjithmonë vëmendje. Por, fama e Lamine Jamal arriti përtej kufijve në një moshë kaq të re që nga Kampionati Europian.

Është koha e duhur që lojtarët të lënë pak kohë nga loja. Jamal, pasi shkëlqeu si për klubin ashtu edhe për vendin, tashmë po bën pushime. Megjithatë, jeta e tij private duket se nuk po shkon edhe aq mirë, përkundër se u zbulua romanca me Aleka Padija. Ndërsa thashethemet sugjerojnë se çifti u nda për shkak të një videoje që po qarkullonte në rrjetet sociale, një tjetër lajm për yllin po bën bujë.

Sipas aludimeve të ndryshme, historia e ndarjes së 17-vjeçarit duket se po bëhet e vërtetë, pasi futbollisti u pa me një tjetër vajzë. l njëjti u pretendua për një lidhje tjetër dhe kjo ka sjellë sërish kuriozitet të madh. Por kush është ajo?

Ishte një foto me Lamine Jamal, e cila është arsyeja e spekulimeve se ai po shijon një romancë të re. “Sports Nigeria” pretendon se është parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve të tij dhe thashethemet sugjerojnë se mund të jetë Zhake Ligero. Ajo është një modele spanjolle, influencuese e rrjeteve sociale dhe pretendohet të jetë 27 vjeçe, 10 më shumë sesa mosha e talentit iberik.