Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, Jason Derulo performoi në Tiranë. Por duket se ende nuk është larguar nga Shqipëria. Derulo është kapur “mat” duke konsumuar darkë në një nga restorantet më të mira të Tiranës.
Por nuk ka qenë i vetëm!
Siç duket edhe nga fotot, Derulo po darkon nën shoqërinë e një vajze misterioze, identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar. Po ashtu, nuk dihet nëse personazhi në fjalë është shqiptare.
Derulo, 35 vjeç, është i njohur për hitet globale si “Want to want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, etj.