Jeta e re e Alvaro Morata pa Alice Campello është në Itali, ku futbollisti u transferua për të luajtur me Milanin. Lojtari u fotografua nga “Chi” me një pamje të errët dhe fytyrë të menduar. Nuk është një moment i thjeshtë për të, edhe falë dëmtimit të fundit që pësoi.
Në pamjet e publikuara nga revista italiane, sulmuesi iberik është pa unazë martese në gisht, del me pantofla nga hoteli me 5 yje ku po qëndron në zonën e “San Siros”. Morata sot për sot jeton në hotelin “Melià” dhe nuk largohet kurrë nga aty në mbrëmje. Preferon të pushojë në restorantin “MaMi”, brenda hotelit, ku shijon disa birra me shoferin dhe fizioterapistin e besuar.
Në këtë periudhë delikate, Alvaro Morata mund të llogarisë ndihmesën e nënës së tij, Susanna, e cila fluturoi nga Madridi në Milano për të qenë me djalin e saj. Ditët e fundit Susanna mbrojti djalin e saj nga sulmet që mori në rrjetet sociale.
“Mund të mos ju pëlqejë djali im si futbollist, por nuk pranoj ta kritikoni personin pa e njohur. Kjo është shumë e padrejtë”, – shkroi ajo. Susanna, e cila prej disa kohësh është ndarë nga babai i Morata, ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-nusen e saj, Alice Campello.